Mijëra refugjatë mbërrijnë në Itali, rritje me një vit më parë
Në mesin e fushatës zgjedhore më shumë se 1 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali në pak orë ndërsa qindra të tjerë u shpëtuan nga forcat humanitare.
Një fluks i tillë nuk është i pazakontë për shtetin fqinj por në kohën kur vendi ndodhet në krizë politike mund të përdoret nga forca të ndryshme politike sidomos nga e djathta ekstreme.
Nga 1 janari deri më 22 korrik rreth 34 mijë njerëz mbërrin në Italia krahasuar me 25.500 persona që zbarkuan në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Më shumë se 600 njerëz që po përpiqeshin në kalonin Mesdheun u shpëtuan gjatë ditës së shtunë nga rojet kufitare të Kalabrisë.
Ata u vendosën në disa porte në Sicili. Autoritetet zbuluan trupat e 5 emigrantëve, të cilët kanë humbur jetën në kushte ende të pacaktuara.
Mesdheu po shndërrohet në një nga varrezat më të mëdha për personat e dëshpëruara, u shpreh kreu i rajonit të Sicilisë.
Në ishullin e Lampeduza, rreth 522 persona nga Afganistani, Pakisatni, sudani, Etiopia mbërrin gjatë fundjavës me anije të ndryshme.
Sipas mediave italiane ishulli po mbingarkohet. Agjencia e mediave Ansa shkruan se aktualisht po qëndrojnë 1200 emigrantë kur kapacitetet janë deri në 300.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues, arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)