‘Rolling Stones’ paralajmërojnë Trump se nuk do të lejojnë që të përdorë muzikën e tyre gjatë fushatës

29 Qershor 2020 | 10:02

Grupi britanik  Rolling Stones janë bashkuar me kompaninë e të drejtave të autorit ‘Broadcast Music’ për të ndaluar Presidentin e SHBA, Donald Trump që të përdorë këngët e tyre gjatë tubimeve politike.

Sipas një njoftimi për mediat të bërë publik nga grupi britanik, ekipi i tyre ligjor po punon me (Broadcast Music, Inc) për të mos lejuar që kreu i Shtëpisë së Bardhë të përdorë muzikën e tyre gjatë fushatës presidenciale, ku Trump në zgjedhjet e nëntorit përballet me demokratin Joe Biden.

“BMI në emër të ‘The Rolling Stones’ ka njoftuar ekipin e fushatës së Trump se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë një shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit. Nëse Donald Trump nuk pranon dhe vazhdon të përdorë muzikë që nuk është e licencuar, atëherë ai do të përballet me një proces gjyqësor për thyerjen e embargos”, – thuhet në njoftimin për media.

Edhe në fushatën presidenciale të vitit 2016, pjesë e tureve të Trump ishte kënga e ‘The Rolling Stones’ ‘You Can’t Always Get what You want’, e cila u luajt katër herë gjatë një tubimi në, Indiana. Edhe kënga “She’s a rainbow” është luajtur gjatë fushatave të atij viti.

Edhe atë vit pjesëtarët e grupit të famshëm kundërshtuan që Trump të përdorte muzikën e tyre, por këtë herë ata janë gati të ndërmarrin edhe veprime ligjore kundër presidentit që kandidon për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.  

Jo vetëm ‘Rolling Stones’, por edhe këngëtarja Rihanna, Elton John dhe Neil Young kanë kërkuar publikisht që muzika e tyre të mos përdoret në fushatat e Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026