Johnson: COVID shkatërroi Britaninë. Kryeministri premton daljen nga humnera

29 Qershor 2020 | 14:31

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se kriza e koronavirusit ka qenë një katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar dhe insistoi se nuk është koha e duhur për të hetuar hapat e gabuar të qeverisë.

“Kjo ka qenë një katastrofë. Le të mos i fshehim fjalët. Kjo periudhë ka qenë një makth për vendin tonë, që ka kaluar një tronditje të thellë. Por në ato momente kemi patur dhe shansin për të ndryshuar dhe për t’i bërë gjërat më mirë. Dhe ne duam vërtet t’i ndërtojmë gjërat më mirë, t’i bëjmë ndryshe, të investojmë në infrastrukturë, transport, etj.”, deklaroi Johnson.

Duke folur për një stacion radiofonik ditën e hënë, Johnson premtoi një nismë “rusveltiane” për të nxitur shpenzimet publike, për të ndihmuar në këtë mënyrë rimëkëmbjen ekonomike nga koronavirusi. Ai theksoi se rikthimi i masave të aplikuara në krizën e 2008-ës do të ishte një gabim.

“Ky është momenti t’i japim vendit tonë aftësitë e duhura, infrastrukturën dhe investimet afatgjata që i duhen. Prandaj po shpenzojmë për arsimimin fillestar dhe atë të mëtejshëm, në kuadër të një pakete miliardere që do të shkojë për shkollat”, tha Johnson.

Johnson tha se do të dyfishojë planet e tij për rritjen e investimeve dhe tha se qeveria, që ka njoftuar shpenzimet e emergjencës dhe masat për taksat me një vlerë prej 133 miliardë paundë, do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit dhe bizneset.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026