Dënim me vdekje për gazetarin, akuzohet për nxitje dhune gjatë protestave
Gazetari iranian Ruhollah Zam është dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në Iran. Vendimi për gazetarin e arrestuar një vit më parë në rrethana të paqarta, u dha mesditën e të martës për akuzën e nxitjes së trazirave antiqeveritare në vitin 2017, nëpërmjet mediave sociale.
Zam akuzohet për korrupsion, nxitje të kryengritjeve të armatosura dhe spiunazh. Gjykata deklaroi se ai kishte të drejtën e apelimit. Lajmin për arrestimin e Zamit e dhanë tetorin e kaluar. Rojet Revolucionare të Iranit thanë se kishin arritur ta kapnin edhe pse ai kishte arritur të fitonte azilin politik në Francë. Megjithatë, asnjëherë nuk u dhanë detaje mbi operacionin.
Zyrtarët iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara, si dhe rivalin rajonal Arabinë Saudite dhe kundërshtarët e qeverisë që jetojnë në mërgim për nxitjen e trazirave, si nxitës të protestave mbarëkombëtare dhe për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet vendi.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi