La Liga dhe Serie-A, Atletico ndal Barcelonën, Juventus rinis marshimin në krye
Në javën e 29-të të kampionatit spanjoll, Barcelona nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Atletico de Madrid duke humbur kështu edhe më tepër pikë në duelin për titullin kampion me Realin.
Edhe pse skuadra e Quique Setien kaloi e para në avantazh falë një autogoli të Diego Costas, nuk mundi ta administrojë rezultatin, pasi u barazua nga Saul.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u dhanë 3 penallti, një për Barcelonën dhe dy për Atleticon. Të dyja të madrilenëve i realizoi Saul.
Por edhe pse për Barcelonën nuk ishte ndeshje e mirë, e veçantë mbrëmja e së martës ishte për kapitenin Lionel Messi, i cili me golin e shënuar nga njëmbëdhjetëmetërshi arriti kuotën e 700 golave në karrierë.
Barazimi 2-2 me Atleticon u kushton katalanasve vendin e parë, pasi Reali i Madridit largohet me 1 pikë më shumë në krye.
Ndërkohë në kampionatin italian Juventus me sa duket e ka rigjetur ritmin që i mungonte. Bardhezinjtë fituan 3-1 transfertën me Genoan, një ndeshje që pa të katër golat të shënoheshin në pjesën e dytë.
Dybala, Ronaldo dhe Daglas Costa ishin autorët e golave për bardhezinjtë.
Pas këtij suksesi diferenca me Lazion e vendit të dytë shkon sërish në 4 pikë.
Për sa u përket bardhekaltrve, ata fituan me përmbysje 2-1 tansfertën me Torinon.
I përhershmi Immobile dhe më pas Parolo zhbënë penalltinë e Belottit që kishte realizuar në pjesën e parë.
Immobile mbetet golashënues i Serie-A me 29 gola, 5 më shumë se Cristiano Ronaldo.
Lazio vuan ndjeshëm humbjen me Atalantën, e cila i mban ata larg ëndrrës për t’u rikthyer te titulli pas rreth 20 vitesh.
Lexoni gjithashtu:
Bayern paguan 45 milionë euro, Sané largohet nga Manchester City
Clemens Tönnies dorëhiqet si president i Schalke 04
Kupa e Afrikës shtyhet për në vitin 2022, anulohet formati i vajzave
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut