Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 73-të nga Oscar Gloukh, i cili përfitoi nga një top i mbetur pas një aksioni të kuqezinjve dhe e dërgoi në rrjetë. Pas festimit të golit, futbollisti izraelit bëri me shenjë drejt tribunave për të heshtur dhe tregoi stemën e kombëtares së tij, veprim që solli reagimin e Elseid Hysajt.
Mes lojtarëve të dy skuadrave pati përplasje në fushë, ndërsa arbitri ndëshkoi me karton të verdhë si Hysajn ashtu edhe Gloukh. Në stadium u dëgjuan gjithashtu thirrje nga tifozët në mbështetje të Palestinës.
Më herët, Shqipëria krijoi disa raste të mira për shënim. Në minutën e 10-të, Anis Mehmeti humbi një mundësi të artë nga afërsia, ndërsa në të 29-ën po ai iu afrua golit pas një kombinimi me Kristjan Asllanin, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.
Një tjetër rast i rrezikshëm erdhi në minutën e 43-të, kur Armando Broja realizoi një sprint të gjatë nga mesfusha dhe depërtoi në zonë, por goditja e tij u devijua në këndore.
Në pjesën e dytë, Ylber Ramadani provoi nga distanca në minutën e 55-të, ndërsa pak minuta më vonë trajneri Rolando Maran hodhi në fushë Daku, Bajramin dhe Shehun në kërkim të freskisë në repartin ofensiv.
Shqipëria iu afrua shumë golit në minutën e 67-të, kur krosimi i Arbër Hoxhës u devijua nga Stoinov dhe topi u ndal në shtyllë.
Megjithatë, pavarësisht rasteve të krijuara, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe u ndëshkuan nga goli i Gloukh, që vendosi fatin e sfidës.
Kjo ishte ndeshja e shtatë në histori mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe përballja e parë miqësore mes dy kombëtareve. Pas këtij takimi, Shqipëria do të luajë më 6 qershor ndaj Luksemburgut, sërish në stadiumin “Air Albania”.
Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij