“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

18 Korrik 2026 | 21:31

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja Marjana Koçeku, e cila theksoi se është një deputete e pavarur dhe se e mbështet protestën.

E pyetur nga gazetarja Topjana nëse do të jetë e pranishme në protestën që do të mbahet para Parlamentit më 23 korrik, Koçeku u shpreh se do ta mbështesë protestën dhe se, sipas saj, qytetarët kanë të drejtën e tyre të plotë dhe se Parlamenti u përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër.

“Jam deputete e pavarur. Siç e kam thënë, unë e mbështes protestën. Besoj është e rëndësishme që të tanë ta dëgjojnë këtë protestë, ka me thënë dhe me fol shumë më shumë sesa mund të flas unë edhe shumë të tjerë, dhe e mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes deri në fund. Nuk ka munguar mbështetja.

Unë do ta mbështes protestën më datë 23 korrik. Është e drejta e tyre e qytetarëve dhe parlamenti është një institucion që ju përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër. Kështu që e ka mbështetjen time të plotë”, është shprehur Koçeku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026