Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën

18 Korrik 2026 | 17:20

Finalja e Kupës së Botës mund të jetë një moment emocionesh të forta për miliona tifozë, por kardiologët paralajmërojnë se stresi i lartë gjatë ndeshjes mund të rrisë rrezikun për probleme me zemrën, veçanërisht te personat me faktorë rreziku.

Studimet shkencore kanë treguar se ndeshjet me intensitet të lartë mund të rrisin rastet e infarktit, aritmive dhe komplikacioneve kardiovaskulare. Një studim i publikuar pas Botërorit 2006 në Gjermani zbuloi se urgjencat kardiovaskulare u rritën 2.7 herë gjatë ndeshjeve të kombëtares gjermane.

Mjekët kardiologë shpjegojnë se, gjatë një finaleje, trupi reagon sikur ndodhet përballë një situate kërcënuese, duke çliruar hormone të stresit, si kortizoli dhe katekolaminat. Këto mund të rrisin tensionin, të përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe të favorizojnë formimin e mpiksjeve të gjakut.

Rreziku është më i lartë për personat që kanë kaluar infarkt, kanë stent, vuajnë nga hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë ose aritmitë.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk është vetëm ndeshja problemi, por edhe zakonet gjatë saj: ushqimet e rënda, alkooli, duhani dhe mungesa e gjumit mund ta shtojnë rrezikun.

Tri shenjat që nuk duhen neglizhuar janë: dhimbja e fortë në gjoks, që përhapet drejt shpatullës, qafës ose shpinës; gulçimi i papritur; dhe rrahjet e vazhdueshme të çrregullta të zemrës.

Këshilla e mjekëve është e thjeshtë: këtë të diel, shijoni emocionet e ndeshjes, por me masë dhe kujdes për shëndetin e zemrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar strategjinë e trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes së “Tre Luanëve” nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës...
16:15 | 18/07/2026

Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit

Ish-mbrojtësi i Spanjës, Joan Capdevila, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë pasi iu mohua leja për të hyrë në Shtetet e...
14:42 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026