Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

18 Korrik 2026 | 18:01

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas raportimeve nga policia, motori është gjetur në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit. Mjeti është gjetur pa shenja dëmtimi apo djegieje, buzë detit, gjë që ka bërë që policia të dyshojë se autorët janë larguar me mjet lundrues ose janë fshehur në banesat e zonës periferike.

Motori u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”.

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, sipas dyshimeve, ka qenë i planifikuar dhe organizatori ka shfrytëzuar qëllimisht ngjarjen e një dite më parë, kur djali i tij u konfliktua me një oficer policie, me qëllim ngatërrimin e pistës së hetimit. Madje, ka informacione se autorët e dinin që policia kishte sekuestruar një natë më parë DVR-në e kamerave të zonës, duke e shfrytëzuar këtë fakt për të kryer ngjarjen në një zonë të pambuluar me kamera.

Deri në këto momente, burimet bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore të hetimit: njëra është konflikti i pronësisë dhe tjetra konflikt personal për motive të tjera. Të vakëta janë për grupin hetimor pistat për larje hesapesh apo hakmarrje, pasi indiciet janë minimale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do...
19:33 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026