Vrasja barbare e emigrantit afrikan në mes të qytetit zemëron italianët
Policia në Itali arrestoi një shtetas italian i cili theri një shitës nigerian. Vdekja brutale e tij në një qytet plot me turistë u filmua nga kalimtarët, pa asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht.
Pamjet e sulmit qarkulluan në mediat dhe rrjetet sociale italiane duke shkaktuar zemërim, ndërsa Italia futet në fushatën e zgjedhjeve parlamentare ku koalicioni i krahut të djathtë e ka kthyer në tematikë çështjen e emigracionit.
“Vrasja e Alika Ogorchuku është e trishtë”, shkruan Enrico Letta, një ish-udhëheqës i Partisë Demokratike. “Mizori e padëgjuar, indiferencë e zgjeruar. Nuk ka justifikim”, shkruan ai në Twitter.
Ndërkohë, lideri i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, i cili e ka kthyer sigurinë në pikën kyçe të fushatës së tij, gjithashtu shprehu indinjatën lidhur me rastin, duke thënë se “siguria nuk ka ngjyrë dhe duhet të kthehet në një të drejtë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues, arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)