Hong-Kong: Arrestohen qindra protestues në ditën e parë të zbatimit të ligjit të ri të sigurisë

1 Korrik 2020 | 13:52

Policia e Hong-Kongut ka kryer një sërë arrestimesh në ditën e parë të zbatimit të ligjit të ri të sigurisë kombëtare.

Protestat vijnë në 23-vjetorin e dorëzimit të qytetit nga Mbretëria e Bashkuar tek Kina.

Forcat e rendit deklaruan në rrjetet sociale se kishin arrestuar mbi 300 persona nën akuza të ndryshme, si grumbullim i jashtëligjshëm dhe shkelje të ligjit të ri të sigurisë kombëtare.

Bashkimi Europian ka ngritur sërish “shqetësimin e tyre për ligjin e ri”, i cili ka marrë kritika të ashpra nga liderët e BE-së dhe grupet e të drejtave të njeriut. Masa për personat që arrestohen për shkelje të ligjit mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm.

Por Kina i ka ardhur në mbrojtje këtij ligji, duke këmbëngulur se situata në Hong-Kong është një çështje që i takon punëve të brendshme.

Mbi 300 arrestime

Protesta në përvjetorin e dorëzimit të Hong-Kongut nga Mbretëria e Bashkuar tek Kina është një traditë e vjetër e territorit gjysmë-autonom, por këtë vit policia ka refuzuar t’iu japë leje protestuesve për shkak të COVID-19 dhe mundësinë e përshkallëzimit në dhunë.

Arrestimi i parë që u krye ishte për shkak se protestuesi po mbante një flamur ku bënte thirrje për pavarësinë e Hong-Kongut. 

Ligji i ri i miratuar nga Kina hyri në fuqi të martën në mbrëmje. Ky ligj i lejon autoritetet që të arrestojë personat e dyshuar se janë të përfshirë në aktivitete separatiste në Hong-Kong, duke ngjallur kështu shqetësim se në fakt qëllimi i ligjit është që të ndalojë zërat e opozitës në territorin gjysmë autonom.

BE dënon sërish ligjin

Të mërkurën BE ka nxjerrë një komunikatë ku dënon ligjin i cili cenon autonominë e Hong-Kongut.

“Bashkimi Europian është i shqetësuar se ky ligj rrezikon seriozisht të cenojë shkallën e lartë  të autonomisë së Hong-Kongut, duke sjellë një efekt degradues për pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit”, shkruhej në komunikatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026