Artan Hoxha: FMN kundërshton qeverinë për TVSH-në, pasi e sheh si masë populiste në prag fushate
Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se parashikohet që ekonomia do të vazhdojë të pësojë rënie edhe gjatë pjesës së dytë të vitit 2020 dhe se rritja do të rikthehet vetëm në fillim të vitit 2021.
Artan Hoxha, ekspert ekonomie duke folur për Euronews Albania, u shpreh se duke parë ecurinë e të ardhurave fiskale në janar dhe shkurt, ishte e mundur që të parashikohej një rënie të ekonomisë dhe se mbi këto të dhëna mund të bëhet dhe parashikimi për tre mujorin e dytë.
Z. Hoxha tha se, sipas parashikimeve të përafërta, për 3 mujorin e pandemisë (mars, prill, maj) llogaritet në rendin e 700 deri në 1 miliard euro rënie nga të ardhurat fiskale, gjë e cila do të sjellë rrjedhimisht rënien e ekonomisë. Por, sipas ekspertit të gjitha këto parashikime bëhen duke mos marrë parasysh një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë.
“Parashikimet për gjysmë ne dytë të vitit janë bërë dhe po bëhen në mungesë të një vale të dytë mbylljeje, që është një skenar i ëmbël dhe uroj që të ndodhi kështu. Por shenjat janë shumë të këqija pasi duket sikur Evropa po del nga pandemia ndërsa duket sikur ne po hyjmë. Ky është një problem i madh”, tha ai.
Kundërshtitë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për propozimin e qeverisë për amnistinë fiskale dhe heqjen e TVSH-së deri në vitin 2029 për biznesin e vogël, sipas z. Hoxha vijnë sepse qeveria ka humbur besimin e këtij institucioni.
Sipas ekspertit para se, qeveria të marrë një masë të tillë duhet të pranojë se ka gabuar me masat që ka marrë deri tani pasi ka vepruar në mënyrë të kundërt me atë që po premton.
Ndaj, sipas tij dhe FMN duke parë motivimin populist të qeverisë lidhur me këtë propozim dhe fakti se nuk vjen mbi arsyetimin ekonomik, bën që ta kundërshtojë. Z. Hoxha tha më tej se, duket qartë që qeveria bën një lëvizje të tillë populiste në prag të hyrjes në fushatë elektorale pasi zgjedhjet parlamentare janë vetëm një vit larg.
“Rritja e pragut të biznesit të vogël është diskutuar qe në vitin 2003. Uroj që kjo qeveri ta bëjë rritjen e kufirit për aplikimin e TVSH. Uroj që ta bëjë deri në nivelin e xhiros së biznesit të vogël që është 14 milionë lekë. Por, mënyra se si po e argumenton duket se, është populiste sepse po kjo qeveri, dy vite më parë, e zbriti kufirin e aplikimit të tatimit të vlerës së shtuar nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, në 2 milionë lekë xhiro vjetore duke argumentuar se kjo është një masë që ndihmon biznesin. Tani, po e njëjta qeveri thotë do ta rrisë në 10 milionë aplikimin e TVSH-së për të ndihmuar biznesin e vogël”, tha z. Hoxha.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset