Kryeministri anonim, qytetarët francezë shprehen se nuk e njohin kreun e ri të kabinetit
Jean Castex është emëruar sot nga presidenti francez për të krijuar kabinetin e ri qeveritar, por francezët duket se nuk e njohin kryeministrin e ri të vendit dhe shprehen skeptikë për rolin që i është caktuar. Disa parisienë, rrëfyen për Reuters se ata nuk e njihnin Castex dhe nuk ishin në gjendje të parashikonin se çfarë mund të bëjë ai.
“Jo në fakt nuk e njoh atë”, shprehet një qytetar.
Ndërsa të tjerë janë akoma të shqetësuar për largimin e Philippe, të cilin e vlerësonin si një kryeministër të suksesshëm.
“Nëse është dikush i ri, ai mund të sjellë një frymë të re për të gjithë. Por personalisht unë nuk isha dakord me dorëheqjen e Eduard Philippe.
Mendoj se ai e ka bërë punën e tij si duhet dhe se ishte një humbje e madhe për bashkëpunimin mes tij dhe Macron, mënyra se si ata punuan së bashku – njëri kishte një vizion strategjik ndërsa tjetri ishte operacional. Kjo ishte interesante”, thotë zyrtarja e Kontrollit të Cilësisë, Adele Schneeberger.
Castex ka punuar në zyrën e presidentit si këshilltar gjatë mandatit të Nicolas Sarkozy. Në vitin 2017, Castex punoi me Komitetin e Lojërave Olimpike 2024 dhe u emërua president i agjencisë kombëtare të sporteve.
Ai ka shërbyer si kryetar komune nga viti 2008 deri në vitin 2015, në qytetin jugor të Prades, me një popullsi prej 6,124 banorësh.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta