Spanjë, rikthehen kufizimet në zonën e infektuar

4 Korrik 2020 | 15:10

Katalonja ka rikthyer masat kufizuese për 200,000 persona në qytetin e Lleidas, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Qeveria katalanase krijoi një spital në terren, pranë Spitalit Universitar Arnau de Vilanova”, në Lleida, i cili ka pritur një numër të lartë pacientësh.

“Duhet të marrim masa të veçanta në Lleida, për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar. Të përforcojmë qendrat e shëndetësore dhe spitalet”, tha Alba Vergés, këshilltare shëndetësore.

Përhapja e coronavirusit  është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të Europës kontinentale, por vatrat e vogla të Covid-19 janë punëtorët sezonalë.

Pushteti vendor ka ngritur një strehë të improvizuar për punëtorët sezonalë në Lleida, në të cilën qëndrojnë 250 emigrantë. Autoritetet bëjnë kontrolle të vazhdueshme temperature dhe testohen nëse kanë simptoma.

Rreth 40 emigrantë që rezultuan pozitivë në ditët e fundit janë karantinuar në dy hotele të qytetit.

Bazilika “Sagrada Familia” në  Barcelonë u rihap të shtunën. Ndërtesa e famshme botërore, e cila u projektua nga arkitekti Antoni Gaudi, u mbyll pothuajse katër muaj më parë.

Por për dy fundjavat e ardhshme do të jetë e hapur për punëtorët e vijës së parë, përfshirë ata të kujdesit shëndetësor, policinë dhe OJF-të, të cilët do të jenë në gjendje ta eksplorojnë pa turmat e zakonshme të vizitorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026