Shqipëria diskutohet për herë të parë në grupin e punës për zgjerimin në Këshillin e BE-së

7 Korrik 2020 | 12:41

Pas paraqitjes një ditë më parë nga Komisioni në takimin e nivelit të ambasadorëve të vendeve të BE-së, bisedimet mbi projekt-kuadrin negociues të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së veriut nisën këtë të martë, për herë të parë, në nivelin e përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së që mblidhen në grupin e punës së Këshillit për Zgjerimin, i njohur si Coela.

Kjo shënon në vetvete një datë historike pasi nga ky moment, e deri në ditën e anëtarësimit të vendit, është tashmë ky grup pune që do të merret me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimet e mundshme të Këshillit të BE-së, dhe jo më ai për Ballkanin Perëndimor, që njihet si Coweb, ku tashmë bëjnë pjesë vetëm Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, të cilat kanë mbetur pas në procesin e integrimit evropian.

Burime të Euronews Albania pranë Këshillit të BE-së rrëfyen se gjatë këtij diskutimi të parë mbi dosjen e Shqipërisë, që është tashmë nën shqyrtimin e vendeve anëtare, u njohën përparimet që ka bërë vendi, siç u shpreh njëkohësisht nevoja për të përmbushur të gjitha kushtet e vëna për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, që do të shënojë dhe nisjen zyrtare të negociatave.

Bisedimet, apo negociatat mes vendeve anëtare do të vijojnë tashmë kryesisht në këtë grup pune për zgjerimin, për t’i kaluar më vonë ambasadorëve të BE-së, para marrjes së vendimeve të mundshme  në tetor për dy vendet që presin datën e negociatave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026