Kancelarja Merkel prezanton programin e presidencës gjermane të BE

8 Korrik 2020 | 12:54

Kancelarja gjermane Angela Merkel, paraqiti sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian programin e kryesimit të BE-së këto gjashtë muaj. Një ndër prioritetet e përmendura nga Merkel në fjalim ishte dhe mbajtja e konferencave të para të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, e nëse do të jenë plotësuar kushtet, edhe me Shqipërinë:

“Gjatë kryesimit tonë ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u fokusuar në tre objektiva të tjerë të politikës së jashtme. Pikë së pari për Konferencat e Anëtarësimit, duhet të angazhohemi në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse do të jetë e mundur, edhe me Shqipërinë, një përparim për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilëve iu duhet dhënë perspektiva e anëtarësimit”.

Kancelarja foli gjithashtu dhe për paketën e rimëkëmbjes dhe përfitimet që do i sjellë vendeve anëtarë, ndërsa i bëri thirrje shteteve të tregojnë solidaritet “duke e vendosur veten në vendin e shteteve që janë në nevojë”, për të mos krijuar një barrë më të madhe për ekonomitë më të forta.

“Nuk duhet të jemi naivë” ia tha ajo eurodeputetëve duke shtuar se euroskeptikët janë të gatshëm që ta përdorin krizën në shërbim të interesave të tyre nacionaliste.

“Mund të ecim përpara vetëm duke e mbrojtur Europën së bashku”, tha kancelarja Merkel. 

Javën e ardhshme liderët e BE do të takohen për të arritur një marrëveshje për paketën e rimëkëmbjes. Kjo paketë synon të mbledhë të ardhura nga tregjet financiare, duke përdorur për herë të parë konceptin e “ndarjes së borxhit të përbashkët”. Por disa vende të Europës Veriore e nuk kanë pranuar të kenë një borxh të përbashkët me disa shtete, si për shembull Italia dhe Greqia.

Kancelarja ka diskutuar edhe për çështjen e Brexit, teksa e ka cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si “një partner kyç”, por megjithatë paralajmëroi se mund të mos arrihet një marrëveshje për daljen nga unioni.

Në fjalimin e Merkel mbizotëronte fryma e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis shteteve.

“Europa do t’ia dalë nëse qëndrojmë pranë dhe të  bashkuar”, ishin fjalët e saj përmbyllëse teksa duartrokitej nga eurodeputetët.

 

Lexoni gjithashtu

Presidenca gjermane e BE-së, cilat do të jenë detyrat e Merkel

Merkel dhe Von der Leyen: Fondi europian i rimëkëmbjes, brenda korrikut

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026