Shprehu keqardhjen për Rushdie, kërcënohet autorja e Harry Potter: Është radha jote
Policia në Skoci deklaroi se ka nisur një hetim mbi një kërcënim online të bërë në adresë të shkrimtares JK Rowling, pas një postimi në Twitter ku ajo dënonte agresionin ndaj Salman Rushdie.
Autorja e sagës së magjistarit Harry Potter deklaroi se ndihej shumë e trishtuar për sulmin dhe shprehu shpresën që novelisti të bëhej më mirë.
Por si përgjigje ajo mori mesazhin kërcënues që thoshte: “Mos u shqetëso, tani është radha jote”.
Postimi në fjalë u bë nga përdoruesi i identifikuar si Meer Asif Aziz, një student dhe aktivist me origjinë pakistaneze.
Pasi shpërndau foto të postimit kërcënues, Rowling u dërgoi një mesazh fansave të saj dhe policisë, të cilët i falënderoi për mbështetjen.
Më vonë, komenti me tone kërcënuese u fshi dhe po ashtu profili i autorit të tij; por nuk dihet nëse ato i eliminoi platforma Twitter, apo vetë përdoruesi i saj.
Një zëdhënëse e policisë skoceze saktësoi ndërkohë për mediat se një grup i posaçëm policor po kryen hetime mbi kërcënimin ndaj shkrimtares.
Rowling është kritikuar në të kaluarën nga aktivistët e komunitetit LGBTQ, të cilët e kanë akuzuar atë për “transfobi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta