Grabitet shtëpia e Mariah Carey-t

15 Gusht 2022 | 21:20

Një incident fatkeq i ka ndodhur këngëtares Mariah Carey ndërsa ishte me pushime.

“Page Six” raporton se në korrik, ndërsa Carey ishte me pushime në Capri të Italisë shtëpia e saj në Atlanta u grabit.

Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por thotë se meqenëse “ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar”. Nuk dihet se çfarë është marrë.

Përfaqësuesit e Carey nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Shtëpia me nëntë dhoma gjumi dhe 13 tualete përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash.

Carey ndërkohë kaloi muajin e kaluar në Itali me të dashurin Bryan Tanaka dhe binjakët e saj Monroe dhe Moroccan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026