Studimi i OECD, arritjet e Ballkanit Perëndimor në reforma gjyqësore e demokraci

9 Korrik 2020 | 16:09

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD), ka publikuar një studim për Ballkanin Perëndimor që analizon punën e kryer nga qeveritë në lidhje me kërkesa bazë që nevojiten për anëtarësimin në BE: demokracia, reforma në administratën publike, rendi ligjor dhe qeverisja ekonomike.

Studimi i quajtur “Qeverisja në një vështrim” krahason perceptimet e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me ato të vendeve të Europës që janë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (37), si dhe me vendet të tjera jashtë BE-së që bëjnë pjesë në këtë organizatë.

Sipas studimit, Shqipëria është vendi që e sheh më me pozitivitet anëtarësimin në BE, me 87% pro, 10% nuk e shohin as si diçka pozitive, as si negative, vetëm 2% si diçka negative. 

Një tjetër faktor që merret parasysh në studim është vlerësimi që ka bërë Komisioni Europian për secilin shtet në lidhje me sa të përgatitur janë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Elementet që merren parasysh variojnë që nga reforma në administratën publike, funksionimi i sistemit gjyqësor, ku Shqipëria mbetet pas bashkë me Bosnje Herzegovinën dhe Serbinë, ashtu si dhe te lufta kundër krimit të organizuar, si dhe ekonomia e tregut dhe aftësia për konkurrencë brenda BE-së, ku Shqipëria mbetet pas Malit të Zi, RMV-së dhe Serbisë. 

graf copy

Por sa besim kanë vendet e Ballkanit Perëndimor te qeveritë që i drejtojnë, dhe si ka ndryshuar ky qëndrim ndër vite, që nga viti 2019?

Në vitin 2019, në Shqipëri janë 48% e të anketuarve që kanë besim te qeverua, një shifër 4% më e lartë se në vitin 2007. Në Kosovë, ky ndryshim është negativ. Besimi i qytetarëve te qeveria ka rënë me -7%. Serbia ka rritjen më të madhe, me 14%, ndërsa Bosnje-Herzegovina më të ulëtën, me -15%.

OECD ka llogaritur edhe besimin që ka secili vend te institucionet kyçe që shërbejnë për të garantuar demokracinë, që nga Parlamenti, Avokati i Popullit dhe institucionet e kontrolleve të shtetit.

besimi

Një tjetër kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE është reforma në drejtësi, e cila ka nisur edhe në Shqipëri, me ritme të ndryshme, duke shkaktuar shpeshherë përplasje mes partive politike.

Sa besim kanë qytetarët e Ballkanit Perëndimor në sistemet e tyre gjyqësore në  vitin 2019, dhe si ka ndryshuar nga viti 2009? 

Ndërsa për sa i përket mënyrës se si i marrin gjykatësit vendimet gjyqësore, shumica e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë se vendimet ndikohen nga interesat e privatëve të fuqishëm, ndërsa ata që mendojnë se vendimet që ndikohen nga qeveritë janë pothuajse të barbartë në numër me ata që mendojnë se gjykatësit bazohen në ligj.

Këto vlera shfaqen shumë ndryshme në vendet e tjera të BE-së që janë anëtare të OECD.

2222

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026