Demonstrata në Greqi kundër projektligjit që frenon protestat publike
Një demonstratë masive shpërtheu ditën e enjte në Athinë kundër një ligji të ri që frenon protestat publike, duke lënë gjashtë oficerë të plagosur. Një grup protestuesish filluan të hidhnin bomba molotovi drejt policisë, ndërsa ata i qëlluan me gaz lotsjellës.
Autoritetet thanë se kishin arrestuar nëntë persona dhe 15 të tjerë ishin marrë në pyetje.
Demonstratat, e mbajtura në Athinë dhe disa qytete të tjera në Greqi, kundërshtonin projektligjin e miratuar nga qeveria, ku kryeministri grek tha se do të ndaloheshin protestat e vogla, të cila pengonin trafikun dhe aktivitete të tjera.
“E drejta për të mbajtur protesta paqësore duhet të ruhet, por duhen të mbahen në një mënyrë që nuk pengon aktivitetet e një qyteti të tërë”, u shpreh ai.
Kundërshtuesit e këtij projektligji thanë se planet për të ndjekur penalisht protestues që marrin pjesë në demonstrata të paanshme dhe për të dënuar organizatorët e protestave nëse ato përshkallëzohen në dhunë, nuk janë të drejta.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta