Pasojat afatgjata nga COVID-19, pacientët përjetojnë simptoma pas shërimit

10 Korrik 2020 | 12:17

Një nga aspektet e coronavirus që po shqetëson mjekët janë pasojat afatgjata që po përjetojnë pacientët. Jeannie McGinnis ende po vuan, ndonëse kanë kaluar 17 javë pasi është infektuar me COVID- 19.

“Unë isha e shëndetshme përpara se të prekesha nga virusi. Isha në gjendje që në palestër të bëja kickboxing.

Tani mezi mundem që për 5 minuta të bëj joga pa munduar e forcuar mushkëritë e mia. Shumë prej nesh po përjetojnë një përvojë të quajtur ‘shtrëngimi’ nga COVID-19, ku në mes të natës ose menjëherë pas një dremitjeje, ndërsa zgjoheni ju ndjeheni sikur dikush ju merr frymën, ju ndjeheni sikur po mbyteni deri në vdekje”, – rrëfen Jeannie McGinnis, ish-paciente e COVID-19.

Në këtë qendër kërkimore në Yorkshire, në veri të Anglisë është krijuar një njësi speciale për të studiuar këtë anë të COVID-19. Drejtori qendrës shprehet se pasojat afatgjata të COVID-19 janë ende pak të njohura.

“Është ende sëmundja apo një nivel i ulët i saj? A është për shkak të inflamacionit që kemi parë si rezultat i reagimit të trupit ndaj luftimit të virusit? A është lodhja post virale apo diçka e ngjashme? E kështu ka shumë pika ku mund të arrihet në drejtim të hulumtimit dhe ne thjesht po përpiqemi të ndihmojmë”, – thotë Robert Copeland, drejtor i Qendra Kërkimore të Avancuar të Mirëqenies.

Shumë ekspertë mendojnë se më shumë se një në 10 pacientë që kanë vuajtur nga COVID-19, do të kenë simptoma edhe pas 30 ditësh e disa nuk do të jenë shëruar plotësisht, ndoshta edhe për muaj të tërë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026