Presidenti amerikan përdor për herë të parë maskën në publik

12 Korrik 2020 | 10:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka veshur për të parën herë maskë në publik që nga fillimi i pandemisë.

Përdorimi i maskës ka habitur shumë njerëz, pasi më parë, presidenti ishte tallur me kundërshtarin e tij Joe Biden për mbajtjen e saj.

Ndërkohë që vetë Trump u shpreh se pavarësisht interpretimit të shumë personave, ai s’ka qenë kurrë kundër përdorimit të maskave.

“Me shumë mundësi unë do të përdor maskë. Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient specifik, ku flet me shumë ushtarë dhe njerëz që, në disa raste, sapo kanë dalë nga salla e operacionit, mendoj se është diçka e mirë të vendosim maska. Nuk kam qenë asnjëherë kundër përdorimit të maskave, por besoj se ato duhen përdorur në kohën dhe vendin duhur”, tha Trump.

Madje disa ditë më parë, presidenti amerikan u shpreh se dukej bukur me maskë, duke e krahasuar veten me “Lone Ranger”.

Zyrtarët e lartë të shëndetit publik amerikan kanë kërkuar përdorimin e maskave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, i cili deri më tani u ka marrë jetën më shumë 137,403 amerikanëve. 

Rastet e reja të COVID-19 në SHBA janë rritur ndjeshëm, duke tejkaluar shifrat e 3,355,646. Të premten u arrit rekordi me 69,000 infeksione të reja brenda një dite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026