Rusët kërkojnë hakmarrje, babai i Daria Dugina: Të fitojmë luftën në emër të saj
Një ceremoni emocionale lamtumire është mbajtur në Moskë për Daria Dugina, vajza e nacionalistit Alexander Dugin. Ajo humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një bombe, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën.
Gazetarja 29-vjeçare ishte kthyer në “martire” të nacionalistëve rusë, që tani kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjit të tyre.
“Çmimi më i lartë që dikush duhet të paguajë mund të shpaguhet vetëm me arritjen më të madhe; fitoren tonë. Ajo jetoi për këtë fitore dhe vdiq në emër të kësaj fitoreje, fitores së Rusisë, së besimit ortodoks, fitores së vendit tonë, të shtetit tonë”, tha Alexander Dugin, babai i Daria Dugina.
Ndërkohë, ligjvënësi rus Sergei Mironov shkoi më tej.
“Si ekzekutorët dhe ideatorët e sulmit janë në Kiev dhe një nga ideatorët është vetë zoti Zelensky. Ai do të përballet në mënyrë të pashmangshme me drejtësinë ndërkombëtare. Mbeturinat fashiste duhet të asgjësohen në strofullën e tyre dhe kjo strofull është në Kiev. Mposhtja e nazizmit ukrainas është e pamundur pa likuidimin e regjimit fashist të Zelenskyt”, u shpreh ligjvënësi rus.
Shërbimet sekrete ruse kanë identifikuar një të dyshuar si autore të sulmit, një shtetase ukrainase që e ndoqi Daria Duginan për disa ditë para se të kryente sulmin dhe të largohej për në Estoni.
Sekretari për sigurinë kombëtare në Ukrainë, Oleksiy Danilov ka mohuar përgjegjësinë dhe paralajmëron se ky ishte i pari i një seri sulmesh terroriste të përgatitura nga inteligjenca ruse për të rritur mbështetjen publike ndaj luftës dhe për të siguruar më shumë mobilizim.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut