Protestë e madhe në Tel Aviv kundër paketës së rimëkëmbjes ekonomike të Netanyahu

12 Korrik 2020 | 16:03

Mijëra izraelitë janë mbledhur në qendër të Tel Avivit për të protestuar atë çka shihet gjerësisht si dështimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të adresuar vështirësitë ekonomike si pasojë e pandemisë së coronavirusit.  

Shumë prej protestuesve mbanin maska, por jo distancë fizike.

Teksa kriza ekonomike vazhdon të thellohet në javët e fundit, shumë izraelitë mendojnë se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për kompensuar mijëra punonjës që kanë humbur punën e tyre për shkak të kufizimeve.

Shkalla e papunësisë është rritur mbi 20 për qind ndërsa vështirësitë ekonomike kanë sjellë rënien e vlerësimit ndaj Netanyahut për mënyrën sesi ka menaxhuar virusin.  

“Nuk punojmë prej pothuajse pesë muajsh dhe shumë prej nesh nuk kanë marrë asnjë lloj kompensimi nga qeveria e Izraelit dhe kjo është një tragjedi e vërtetë”, thotë Daniel Tieder, një prej protestuesve të intervistuar nga Euronews.

“Si mund të ushqesh familjen dhe të paguash punonjësit pas pesë muajsh pa asnjë të ardhur”, shtoi ai.

Izraeli prezantoi masa të rrepta në pranverë, të cilat në dukje vunë në kontroll virusin por nga ana tjetër goditën ekonominë, duke rritur ndjeshëm shkallën e papunësisë në vend.

Qeveria ka njoftuar për një sërë paketash kompensimi me vlerë miliarda euro, por shumë qytetarë thonë se nuk kanë marrë kompensimet që iu janë premtuar.

Të enjten, Netanyahu shpalli një paketë të re ekonomike duke premtuar një rimëkëmbje të shpejtë për të vetëpunësuarit si dhe rroga për punonjësit në vështirësi dhe pronarët e bizneseve.

Qeveria pritet të miratojë paketën gjatë së dielës.

 

Lexoni gjithashtu: 

Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, shtetet që rikthyen izolimin

Izraeli rihap shkollat

Izrael, protestë antiqeveritare me distancim social

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026