Subvencion për grurin, qeveria zgjeron skemën edhe për peshkimin dhe bletarinë

26 Gusht 2022 | 11:49

5 muaj pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë dhe 1 vit pas rritjes së çmimit të miellit, qeveria ka vendosur të mbështetë prodhimin vendas të grurit.

Të gjithë fermerët të cilët mbjellin një sipërfaqe më të madhe se 1 hektarë me grurë do të përfitojnë 30 mijë lekë për hektarë.

Aplikantët duhet të paraqesin një dokument që vërteton pronësinë e tokës, aktin e marrjes në pronësi të saj apo kontratën e qirasë, të jenë të pajisur me nipt dhe të kenë fatura të fiskalizuara për blerjen e plehrave kimike.

Subvencion do të përfitojë edhe sektori i peshkimit. Kjo industri do të marrë mbështetje 40 lekë për çdo litër të karburantit që përdor periudhën korrik dhjetor të këtij viti.

Edhe bletaria do të përfitojë 1 mijë lekë për çdo zgjua nëse ferma ka më shumë se 50 të tilla.

Edhe për këto dy sektorë kush është pajisja me nipt dhe mbajtja e faturave që vërtetojnë ushtrimin e aktivitetit për të cilin përfitojnë ndihmën.

Vendimi i qeverisë u miratua në fillim të muajit, ndërsa pritet që gjatë shtatorit Këshilli i Ministrave të detajojë edhe rritjen e subvencionit të naftës për të gjithë fermerët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026