BE kufizon energjinë, Spanja, Gjermania dhe Kroacia nisin kursimin
Parlamenti spanjoll votoi pro vlefshmërisë së dekretit të qeverisë, që parashikon bashkimin e masave të kursimit me financat për transportet dhe grantet për studentët.
Bëhet fjalë për një dekret që aplikohet prej 10 gushtit dhe që do të dështonte nëse ligjvënësit nuk do ta mbështesnin.
“Nga kursimi i energjisë përfitojnë të gjithë. Kjo na ndihmon të përballemi me shantazhin energjetik të Putin, është diçka pozitive për ekonominë e brendshme, sektorin industrial dhe një veprim strategjik përballë sfidës së ndryshimeve të klimës”, tha Raquel Sanchez, ministre e Transporteve në Spanjë.
Ndërkohë, në Gjermani, duke nisur nga shtatori, godinat publike, me përjashtim të spitaleve, do të ngrohen me temperaturën maksimale deri në 19 gradë C. Madje, i ngrohti mund të fiket tërësisht në hyrje, korridore dhe holle.
Gjithashtu, monumentet publike dhe godinat nuk do të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneseve mund t’u ndalohet të mbajnë dyqanet të ndriçuara gjatë natës.
Ndërkohë, në Portugali, presidenti Antonio Costa pritet ta prezantojë planin për kufizimin e energjisë brenda fundit të gushtit.
Reduktimi i orëve të hapjes për bizneset dhe fikja e dritave në zonat dikur të ndriçuara janë mes masave që po diskutohen.
Edhe në Kroaci, qeveria parashtroi një draft që ul Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimet me lëndë drusore në 5 për qind dhe që parashikon zero TVSH për panelet diellore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përpjekja për ‘pavarësi’, nga Rusia, Spanja miraton planin e kursimit të energjisë
- Italia redukton varësinë nga gazi rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta