Johnson, mesazh britanikëve: Normaliteti, para Krishtlindjes
Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se shpreson që Mbretëria e Bashkuar t’i rikthehet normalitetit përpara Krishtlindjes, por paralajmëroi se teksa shpreson për më të mirën, vendi duhet të përgatitet edhe për më të keqen.
Britania është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19 me një kuotë vdekjesh të konfirmuara mbi 45 mijë, por ka nisur heqjen e masave shtrënguese teksa numri i infektimeve ka ardhur në rënie.
Johnson publikoi planin më të fundit të lehtësimeve, duke thënë se punonjësve do t’u jepet më shumë liri veprimi lidhur me punën nga shtëpia, se grumbullimet në masë do të kontrollohen për arsye sigurie dhe se rregullat e distancimit social do të shfuqizohen në kohë për Krishtlindje.
“Është shpresa ime më e fuqishme dhe më e sinqertë që ne të jemi në gjendje të rishikojmë kufizimet dhe të lejojmë një kthim më domethënës në normalitet duke filluar nga nëntori, periudha e duhur përpara festës”, deklaroi Johnson.
Kryeministri prezantoi gjithashtu një paketë prej 3 miliardë paundësh për sistemin shëndetësor, që do të jetë në dispozicion menjëherë dhe lejoi përdorimin e spitaleve private dhe atyre të përkohshëm, për të lehtësuar rëndimin e barrës gjatë dimrit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta