‘Mafia jashtë shtetit’. Bullgari, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Borissov
Disa mijëra protestues në Bullgari, disa prej të cilëve bërtisnin “Mafia jashtë shtetit”, mbushën të shtunën rrugët në kryeqytetin Sofie.
Ata protestuan kundër korrupsionit dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borissov, qeverisë së tij dhe prokurorit të përgjithshëm.
Protestat vijnë pak kohë pasi oficerë të sigurisë bastisën zyrën e presidentit Rumen Radev, një zë kritik sa i takon korrupsionit në radhët e qeverisë, duke arrestuar dy këshilltarë të tij.
Kritikët thonë se bastisja dhe arrestimet, të organizuara nga kryeprokurori Ivan Geshev, ngrenë pyetje mbi rolin e tij që është bërë shumë politik.
Prokurorët deklaruan se operacionet ishin pjesë e dy hetimeve të ndryshme për konflikt interesi dhe zbulim të sekreteve shtetërore.
Ndërkohë, protestuesit që bërtisnin “Mafia jashtë shtetit” dhe “Dorëheqje” e akuzojnë Borissov dhe numrin 1 të organit të akuzës se qëllimisht po vonojnë hetimet mbi lidhjet e kreut të qeverisë me oligarkët.
Organi që mbikëqyr qeverisjen, Transparency International e rendit Bullgarinë si vendin më të korruptuar të 27 vendeve anëtare të BE-së.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta