Dita e tretë e samitit të BE-së, ende nuk ka dakordësi për planin e rimëkëmbjes nga COVID-19
E diela vë sërish përballë udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët dy ditët e shkuara dështuan të binin dakord rreth paketës prej afro 1 trilion euro për rimëkëmbjen nga pandemia – gjysma prej të cilave diskutohet të jepen si hua ose grante.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu besimin se 27 shtetet anëtare do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të lënë mënjanë ndasitë e shfaqura ditët e fundit.
Aktualisht Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia i kanë vënë fre propozimeve duke shfaqur tendenca “skeptike dhe kursimtare”, ndërkohë që shtetet e tjera nuk duan shkurtime fondesh apo kushte shtesë për paketën e rimëkëmbjes.
Për t’i dhënë shtysë ditës së tretë të bisedimeve, Michel u takua me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron.
Pas këtij takimi, Macron shkroi në Twitter se “Franca dhe Gjermania janë bashkë ‘pro’ një plani të paprecedentë rimëkëmbjeje”.
“Jemi gati të gjejmë kompromis pa hequr dorë nga ambicia jonë. Çdokush duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë,” – u shpreh Macron.
Merkel ndërkohë i tha gazetarëve se ajo nuk mund të shprehej nëse “do të ketë një zgjidhje apo jo të dielën”.
“Ka shumë vullnet të mirë, por gjithashtu edhe këndvështrime të ndryshme,” – tha kancelarja gjermane.
Të shtunën palët u ndanë pa mirëkuptim, me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili e përshkroi “përplasjen” mes qëndrimit të tij dhe të atij të homologut holandez Mark Rutte si “shumë të ashpër”.
Holanda, krahas 3 shteteve të tjera kundërshtuese, janë ‘pro’ huadhënjeve më të mëdha, se sa granteve, dhe krahas tyre ata kërkojnë edhe kushte shtesë për të pasur më shumë nën kontroll shpenzimet e fondeve.
Një plan i ri i prezantuar herët të shtunën nga Michel parashikoi disa lëshime në favor të propozimeve holandeze, por edhe ato nuk gjetën mirëkuptim.
Fondi i rimëkëmbjes, i cili në fillim parashikonte €500 miliardë grante, u reduktua në €450 miliardë dhe më pas iu vu fre planeve për miksim propozimesh. Ky fond do t’u kishte lejuar shteteve anëtare që t’i ndalonin shpagimet e fondeve të marra më parë, mirëpo udhëheqësit e BE-së kërkuan që kjo të diskutohej me argumentin kryesor diskutimin se si do të shpenzohen paratë nga vendet anëtare.
Kundërshti të ashpra ka pasur edhe me Hungarinë, e cila kërcënoi veton ndaj paketës së rimëkëmbjes, nëse vihen kushte për aksesin ndaj këtyre fondeve me “respektimin e sundimit të ligjit, apo dhe demokracisë”.
Kështu e diela pritet të ketë sërish të njëjtat përplasje, ndërsa udhëheqësit e shteteve anëtare do të përpiqen sërish të gjejnë një rrugëdalje pasi shumica e vendeve (kryesisht të Mesdheut) tashmë po vuajnë edhe pasojat ekonomike të pandemisë dhe momenti konsiderohet se nuk pret më kohë për të humbur përpara se të njëjtat pasoja të ndihen në gjithë eurozonën.
Ky paralajmërim ka ardhur nga komisioneri për buxhetin e BE-së, Johannes Han, i cili komentoi të shtunën se “kriza e COVID-19 nuk ka kaluar, infeksioni po rritet në shumë vende, marrëveshja duhet sa më shpejt në mënyrë që të mundësojmë mbështetjen urgjente që duhet për qytetarët dhe ekonomitë tona”.
Lexoni gjithashtu:
Samiti i BE: Paketa e propozuar për rimëkëmbjen nga COVID-19 “një hap në drejtimin e duhur”
Fondi i rimëkëmbjes, vazhdojnë dallimet mes vendeve të BE; Italia në udhëkryq
Paketa 750 miliardë euro për rimëkëmbjen pas pandemisë, ende mosmarrëveshje mes vendeve të BE-së
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta