SHBA, atentat gjyqtares federale; vritet djali dhe plagoset bashkëshorti

20 Korrik 2020 | 15:39

Djali i një gjyqtareje federale në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara mbeti i vrarë në një atentat të kryer në shtëpinë e familjes.

Autoritetet amerikane deklaruan se vetë gjyqtarja Esther Salas i kishte shpëtuar atentatit, që u krye nga një person i veshur si shpërndarës pakosh i kompanisë FedEx, i cili është ende në arrati.

Motivet e atentatit mbeten të paqarta. Një zyrtar vendas dhe mik i familjes tha se gjyqtarja Salas kishte marrë kërcënime të shumta në të kaluarën për shkak të detyrës.

Ndërkohë, FBI ka deklaruar se ka nisur hetimin e ngjarjes dhe i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacione t’i përcjellë ato tek autoritetet.

Burime zyrtare të cituara nga mediat amerikane deklarojnë se djali 20-vjeçar i gjyqtares Salas hapi derën e shtëpisë kur trokiti i dyshuari dhe u qëllua prej tij.

Më pas u sulmua edhe bashkëshorti i Salas, Mark Anderl, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital.

Hetuesit kanë deklaruar se atentati mund të ketë pasur si objektiv edhe bashkëshortin e zyrtares, që ushtron profesionin e avokatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026