Samiti i BE, Von der Leyen optimiste: Jemi në drejtimin e duhur

20 Korrik 2020 | 15:49

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të hënën se liderët e BE-së janë të vendosur të arrijnë një marrrëveshje për buxhetin afatgjatë të bllokut dhe planin e rimëkëmbjes ekonomike, pas 3 ditë bisedime në Bruksel.

“Pas 3 ditë dhe 3 netë negociata maratonë, ne po hyjmë në një fazë kyçe. Unë kam përshtypjen se liderët evropianë duan me të vërtetë një marrëveshje. Ata kanë treguar vullnet për të gjetur zgjidhjen, një zgjidhje që na duhet neve, u duhet qytetarëve evropianë dhe BE-së për të tejkaluar krizën dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Evropës. Sot ndihem optimiste. Nuk e kemi arritur objektivin, por po lëvizim në drejtimin e duhur”, deklaroi Von der Leyen.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se shpresonte në arritjen e një kompromisi. Ai tha gjithashtu se bisedimet në samitin e Unionit kanë avancuar.

“Po e nis takimin e sotëm me shumë vendosmëri dhe vullnet për të arritur progres me kolegët tanë dhe sërish, të ndajmë së bashku këtë ambicie evropiane për të cilën kemi nevojë. E them me forcë se mungesa e shpirtit të kompromisit dhe ambicies sot do të thotë të marrim përsipër një rrezik që mund të na kthejë në kohë të rrezikshme, që mund të na kushtojë më shumë”, u shpreh Macron.

Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se situatat e jashtëzakonshme kërkojnë përpjekje të jashtëzakonshme dhe shtoi se shpreson që çështjet e mbetura pezull të zgjidhen.

“Është e qartë se këto ishin negociata të vështira të cilat do të vazhdojnë edhe sot, por situatat e jashtëzakonshme kërkojnë përpjekje të jashtëzakonshme. Disa çështje janë zgjidhur deri tani dhe unë shpresoj se edhe ato më të vështira do të zgjidhen gjithashtu”, tha Merkel.

Pas tre ditë bisedime për planin e ringjalljes së ekonomisë së drobitur nga pandemia e COVID-19, presidenti i Këshillit Evropian Charles MIchel pritet të hedhë bazat e reja për një marrëveshje për plotësimin e kërkesave të vendeve në veri dhe jug të Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026