Harry dhe Meghan të ftuar special në samitin e shoqatës “Një botë e re”

6 Shtator 2022 | 18:23

Dukesha e Suseksit ka mbajtur fjalimin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, që kur ajo dhe bashkëshorti, princi Harry, u transferuan në Kaliforni 2 vjet më parë.

Meghan Markle foli në samitin e shoqatës “Një botë e re” që po zhvillohet në Mançester, ku ajo është këshilltare prej disa vitesh.

“U bashkova me ju në Londër në vitin 2019 dhe që atëherë jeta ime ka ndryshuar shumë. Në fillim isha e martuar, ndërsa tani jam nënë. Këndvështrimi im ndaj botës është zgjeruar shumë. Të shoh komunitetin global përmes syve të fëmijëve të mi më bën të pyes veten: Çfarë është bota sot? Çfarë mund të bëjmë ne për ta bërë më të mirë?”.

Meghan së bashku me Harry-n ishin të ftuar të samitit, që bën së bashku mbi 2 mijë delegatë nga 190 vende të botës. Ai synon të inkurajojë dhe fuqizojë mendjet sipërmarrëse dhe të nxisë lidershipin e së ardhmes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026