PE diskuton marrëveshjen për buxhetin dhe rimëkëmbjen nga COVID-19

23 Korrik 2020 | 07:55

Parlamenti Evropian diskuton sot buxheti 7 vjeçar dhe fondin e rimëkëmbjes, për të cilat udhëheqësit e 27-shteteve anëtare u dakordësuan pas 4 ditësh të gjata diskutimesh.

Fjala e fundit për këto marrëveshje i takon tashmë pikërisht PE-së.

Presidenti i PE-së, David Sassoli është shprehur se parlamenti i BE do të bëjë “korrigjime të caktuara” për buxhetin.

“Ekziston një propozim në tryezë, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë atë, duke u munduar t’u japim përgjigje disa prej shkurtimeve që kemi parë të pajustifikuara. Nëse duam të bëjmë dicka për brezat e ardhshëm, ne nuk mund të shkurtojmë buxhetin për kërkime  të rinjtë dhe Erasmus,” – është shprehur David Sassoli.

Sassoli vlerësoi marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së, duke thënë se muaj më parë të flitej për “borxhin e përbashkët” ishte “tabu”.

Udhëheqësit e Këshillit të BE-së arritën një marrëveshje për buxhetin €1,82 trilionë dhe paketën e rimëkëmbjes prej €750 miliardë për të ndihmuar shtetet e prekura nga pandemia.

 

Lexoni gjithashtu:

Arrihet marrëveshja në Bruksel, udhëheqësit e BE-së bien dakord për buxhetin 7-vjeçar dhe fondin e rimëkëmbjes

Samiti i BE për rimëkëmbjen nga COVID-19, Gjipali: Preken një sërë projektesh, rrezikohet edhe fondi i zgjerimit

Maratona e BE-së për fondin e rimëkëmbjes, korrespondenti Bunguri analizon pse nuk u gjend dakordësia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026