Çfarë do të ndodhë me monedhat, pullat dhe vulat pas vdekjes së Elizabeth II

9 Shtator 2022 | 16:52

Me 70 vite në fron, mbretëresha Elizabeth II ishte bërë pjesë e jetës së përditshme të britanikëve. Ata ishin mësuar të shihnin portretin e saj në billborde, profilin e saj në pulla, apo në kutitë e drithërave. Por çfarë ndryshon tani, me ndarjen e saj nga jeta?

Gjithçka. Të 29 miliardë monedhat që qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kokën e mbretëreshës. Portreti i fundit i saj në to daton në vitin 2015, kur ishte 88 vjeç. Ishte portreti i pestë i krijuar gjatë mbretërimit të saj.

Organizmi që autorizon shtypjen e monedhave, Royal Mint, nuk ka deklaruar ende se kur do të dalin në treg monedhat me mbretin Charles i Tretë, por gjasat janë që ato me kokën e mbretëreshës të mbeten në qarkullim edhe për shumë vite dhe që procesi i zëvendësimit të tyre të jetë gradual.

E ndërsa nuk dihet ende se si do të duket portreti i Charles, një gjë është e sigurt, drejtimi i shikimit të tij do të jetë i kundërt me atë të mbretëreshës. Kjo, pasi tradita kërkon që drejtimi të jetë i ndryshëm për çdo monark.

Gjithashtu, mbretëresha është shfaqur në të gjitha kartëmonedhat e Bankës së Anglisë që prej vitit 1960. Aktualisht në Britani qarkullojnë 4.5 miliardë kartëmonedha të lëshuara nga Banka në fjalë me vlerë rreth 80 miliardë stërlina. Sikurse do të ndodhë me monedhat, edhe ato do të ndryshojnë gradualisht.

Që prej 1967-s, të gjitha pullat e shtypura nga Posta Mbretërore kanë portretizuar profilin anësor të mbretëreshës Elizabeth-a e Dytë.

Tani, Posta Mbretërore nuk do të prodhojë më pulla të tilla, edhe pse ato ekzistuese do të mund të përdoren në letra dhe pako, por do të nisë procesin për prodhimin e të rejave me mbretin.

Nga shishet e salcës, pakot e drithërave e deri tek parfumi, britanikët kanë parë stemën mbretërore, shoqëruar me diçiturën “Autorizuar nga Madhëria e Saj, mbretëresha”. Ajo gjendet edhe në shumë produkte të tjera e madje artikuj shtëpiakë.

Ato janë produkte që kanë marrë një Mandat Mbretëror, që do të thotë se kompania që i prodhon furnizon edhe familjen mbretërore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026