Erdogan reciton Kuranin. Presidenti turk, në lutjet në xhaminë e Shën Sofisë

24 Korrik 2020 | 14:53

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mori pjesë të premten në lutjet e mbajtura në godinën e Shën Sofisë, që pak javë më parë u kthye nga muze në xhami.

Të veshur me maska në fytyrë, Erdogan dhe ministrat kryesorë të tij u ulën në gjunjë në tapetin blu në fillim të ceremonisë, që shënon kthimin e besimtarëve myslimanë në strukturën e moçme.

Një imam nisi shërbesën e lutjeve pasi presidenti Erdogan lexoi një pjesë të Kuranit. Thirrja e tij për lutje u transmetua nga altoparlantët e vendosur në minaret e xhamisë.

Më herët, turma njerëzish u mblodhën përreth objektit të kultit, të mbikëqyrur nga forca të shumta policie që u kujdesën për sigurinë.

Erdogan ka riformuar republikën moderne të Turqisë, e themeluar rreth një shekull më parë nga udhëheqësi laik Mustafa Kemal Ataturk, duke hequr ligjin që ndalonte mbajtjen e shamisë myslimane në publik, duke promovuar edukimin fetar dhe duke vënë nën kontroll ushtrinë e fuqishme të Turqisë, dikur një bazament i vlerave laike të Ataturkut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026