Skocia i thotë lamtumirë monarkes, arkivoli mbretëror drejt Londrës

12 Shtator 2022 | 21:09

Skocia i ka dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Disa mijëra persona ndoqën në rrugët e Edinburgut transferimin e arkivolit të saj përgjatë qendrës historike të kryeqytetit drejt Katedrales Saint Giles.

Procesionarja ka kaluar aksin Royal Mile në heshtje, e ndërprerë çdo minutë nga oshtimat e topave. Të gjithë fëmijët e mbretëreshës e shoqëruan atë gjatë procesit.

Arkivoli mbretëror tërhoqi vëmendjen e ceremonisë fetare, gjatë të cilës ishin të pranishëm ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, përfaqësues të sistemit gjyqësor, personalitete të sportit dhe kulturës, si  dhe përfaqësues të organizatave rinore.

Trupi i monarkes do të qëndrojnë në Saint Giles deri të martën, në mënyrë që qytetarët të bëjnë homazhet e tyre, pas pritjes së gjatë disa orë.

Më pas arkivoli do të dërgohet në Londër, ku do të qëndrojë deri më datë 19 shtator, kur dhe do të përcillet për në banesën e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026