“Gjyshi i teatrit”, ndërron jetë aktori i famshëm aborigjen
Aktori i famshëm aborigjen australian Uncle Jack Charles, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Charles luajti në filma të shquar australianë në një karrierë që përfshin dekada dhe lavdërohet nga shumë si gjyshi i teatrit indigjen.
Charles vdiq në një spital të Melburnit pasi pësoi një goditje në tru.
Charles bashkëthemeloi grupin e parë teatror të Australisë të udhëhequr nga aborigjenët në Melburn në 1971. Ai është shfaqur në filma të famshëm australianë duke përfshirë The Chant of Jimmie Blacksmith (1978), Bedevil (1993) dhe Blackfellas (1993).
Charles fëmijërinë e tij e kaloi nën kujdesin shtetëror, ku u abuzua fizikisht dhe seksualisht.
Po ashtu disa vite ai i kaloi në burg.

Interpretuesit e rinj indigjenë që punuan me Charles gjithashtu bënë homazhe të martën. Adam Briggs e kujtoi Charlesin si një “shpirt të ngrohtë, qesharak dhe miqësor”.
Nakkiah Lui tha se ai ishte “mbret i vërtetë”, duke shtuar se: Ishte një nder ta njihja, të punoja me të, ta quaja xhaxhai dhe miku im”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta