Situata nga COVID-19, vatra të reja infeksioni në Austri e Gjermani, në rajonin italian €1000 gjoba
Rritja e rasteve të reja me COVID-19 vijon të shkaktojë shqetësime në disa prej shteteve evropiane, të cilat po përballen me vatra lokale të përhapjes së virusit. Jo vetëm Spanja, por edhe nga Gjermania raportohet për një rritje të rasteve të reja. Një fermë me rreth 500 persona është vënë në karantinë në Bavari pasi 174 punëtorë rezultuan pozitivë.
Personat e infektuar dhe ata që nuk janë infektuar tani janë ndarë, ndërsa rreth fermës është ngritur një gardh dhe janë vendosur roje patrullimi për t’u siguruar që askush të mos largohet.
Pak kilometra më tutje banorëve në qytetin turistik Wolfgang pranë Salzburgut në Austri u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi pasi 44 persona rezultuan të infektuar me COVID-19. Besohet se infektimet u përhapën gjatë festave të zhvilluar në baret e qytetit. Për shkak të kësaj situatë baret dhe klubet mbyllen në orën 23:00.
Në javët e fundit në Austri janë regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që kancelari Sebastian Kurz të njoftojë rikthimin e maskave të detyrueshme në mjedise të mbyllur. Deri më tani Austria ka raportuar mbi 20,000 të infektuar dhe më shumë se 700 viktima.
Edhe Franca deri më tani ka shmangur bllokimin e forcuar, por shkalla e infeksionit në fundjavë u rrit me 1.3. Do të thotë që personat e infektuar mund të kontaminojnë mesatarisht diçka më shumë se një person tjetër.
Rastet e reja po ashtu kanë vijuar të shtohen duke arritur në mbi 1100 të premten. Autoritetet franceze kohët e fundit kanë nisur të aplikojnë gjoba prej €135 për njerëzit që nuk mbajnë maskë në hapësira të mbyllura publike. Ndërsa Campania, rajoni jugor në Itali, do të aplikojë një gjobë shumë të lartë prej €1000 euro për të gjithë ata që nuk mbajnë maskë në mjediset e mbyllura përfshirë edhe transportin.
Në këto kushte bizneset mund të detyrohen të mbyllen nga 5 deri në 30 ditë.
Italia është një nga vendet më të prekura ne Evropa nga pandemia me rreth 242 mijë të infektuar dhe më shumë se 35 mijë të vdekur. Sidoqoftë, virusi duket se është nën kontroll pasi çdo ditë po raportohet për më pak viktima e të infektuar.
Lexoni gjithashtu:
Mbajtja e detyrueshme e maskës si normë e re pas rritjes së numrit të rasteve në Europë
Italia drejt fundit të pandemisë, 5 viktima dhe 275 raste të reja në 24 orët e fundit
Qeveria britanike vendos karantinë të detyruar për udhëtarët nga Spanja
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta