Goditet grupi kriminal në Ibiza, arrestohen disa shqiptarë, sekuestrohen mijëra euro
Një grup kriminal në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave është çmontuar në një operacion të Gardës Civile në ishullin Puig d’en Valls, Ibiza.
Sipas informacioneve të mbledhura nga Periódico de Ibiza dhe Formentera, operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (13 shtator), ku si rezultat janë arrestuar disa persona, ku në mesin e tyre janë dhe disa shqiptarë.
Ndërkohë janë sekuestruar dhjetëra mijëra euro cash, sasi të ndryshme lëndësh narkotike, automjete luksoze dhe ora me vlerë.
Operacioni, sipas mediave të huaja, nisi që në orët e parë të mëngjesit së ditës së djeshme, në një shtëpi në Santa Gertrudis, ku jetonte një shqiptar së bashku me bashkëshorten e tij.
Në shtëpi u gjetën rreth 50.000 euro para të gatshme, dy ora me vlerë dhe një fuoristradë Mercedes me vlerë mbi 300.000 euro.
Më pas operacioni u shtri në Puig d’en Valls, në torno Can Sifre dhe në Sant Josep, ku arrestuan disa persona të tjerë, në mesin e tyre dhe shqiptarë.
Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile, raportojnë mediat e huaja.
Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites. Për këtë fazë të operacionit janë mobilizuar agjentë të Policisë Gjyqësore dhe të Njësisë Qendrore Operative (UCO) të ardhur nga Palma.
Operacioni spektakolar i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të mëdha të kryera javët e fundit në ishull kundër grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërcënuan me armë klientin, pranga pronarit dhe punonjësit të servisit
- Ekskluzive/ Dështon atentati me snajper në Durrës, policia fsheh ngjarjen
- Çfarë tha para hetuesve shënjestra e atentatit të dështuar në Durrës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta