Greqi, pas 5 ditësh vihen nën kontroll flakët pranë Korinthit

27 Korrik 2020 | 17:04

Zjarri që shkatërroi mijëra hektarë tokë të mbjellë dhe pyje në afërsi të Korinthit, në jug-lindje të Greqisë, është vënë nën kontroll pas 5 ditësh.

Në zonë vijojnë të qëndrojnë megjithatë 200 zjarrfikës për të mbikëqyrur situatën. Zjarri kishte rënë më 22 korrik në afërsi të fshatit bregdetar Kehrie dhe çoi në evakuimin e tre fshatrave të tjera dhe dy kampingjeve.

Mbi 3 mijë hektarë tokë u shkatërruan dhe 900 zjarrfikës u mobilizuan për të vënë nën kontroll flakët, që u përhapën në 50 pyje të zonës. Gjatë verës zjarret janë të shpeshta në Greqi për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Dy vjet më parë mbi 100 persona humbën jetën në lokalitetin detar të Matit, 30 kilometra larg Athinës, ku thuajse të gjitha shtëpitë u karbonizuan. Bëhet fjalë për bilancin më të rëndë të viktimave në vitet e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026