Anija e kompanisë greke transportonte qymyr nga Rusia

15 Shtator 2022 | 19:29

Një anije mallrash nga një kompani greke po transportonte qymyr nga një port rus në fund të muajit të kaluar.

Ky ishte konstatimi sipas të dhënave të transportit të aksesuara nga Bloomberg.

Më tej thuhet se anija në pronësi të Thanasis Martinos, ngarkoi 53 ton qymyr nga terminali rus Taman më 29 gusht. Kjo sipas të dhënave nga kompania e transmetimit të të dhënave Kpler dhe Logistic OS.

Anija mbërriti në portin pranë qytetit turk të Iskenderun më 5 shtator.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentojë mbi ngarkesën e anijes, por tha se nuk mund të ketë shkelje të sanksioneve nëse destinacioni nuk është BE-ja.

Komisioni Evropian deklaroi më parë se sanksionet zbatohen për të gjitha dërgesat e qymyrit me origjinë nga Rusia, pavarësisht nga destinacioni i tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026