Të ardhurat shtesë, realizohet vetëm gjysma e objektivit të muajit mars

16 Shtator 2022 | 14:17

Parashikimi i qeverisë për të mbledhur 30 miliardë lekë më shumë këtë vit nuk mbështetet nga treguesit tetëmujorë të të ardhurave.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave të ardhurat shtesë që janë mbledhur nga doganat dhe tatimet janë sa gjysma e objektivit të shpallur nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj para Komisionit të Ekonomisë në muajin shtator.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat shtesë janë 14.7 miliardë lekë dhe kontribuesi kryesor në to mbetet TVSh-ja me një rritje prej 26 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Parashikimi i vendosur prej ministres së Financave u quajt i ekzagjeruar nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe tha gjatë debatit me ministren Ibrahimaj se pengesë në realizimin e objektivave të vendosura janë pagesat e përqëndruara në katër muajt e fundit të vitit.

““Shqetësimi që kam me defiçitin, përqëndrimi në muajt e fundit të vitit nuk mendoj se do të ndihmojë. Ju keni llogaritë tuaja. Përqëndrimi i pagesave në 4 muajt e fundit të vitit nuk ndihmon”, u shpreh Braçe.

Të ardhurat në 8 muajt e parë të këtij viti janë 376 miliardë lekë, ose 16 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, shtesa e të ardhurave ishte 26 për qind, çka sugjeron se në muajt korrik e gusht ka rënie konsumi, sidomos të karburanteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026