Meksikania që fluturoi 8 mijë kilometra për të mbajtur zi për mbretëreshën

17 Shtator 2022 | 22:23

Kur Maricela Nuñez dëgjoi se mbretëresha Elizabeth II kishte vdekur, shpërtheu në lot dhe menjëherë më pas rezervoi një fluturim.

Nuñez fluturoi më shumë se 8 mijë kilometra për t’i bërë nderimet e saj monarkes së ndjerë, por jo vetëm prej admirimit të saj personal. Qëllimi ishte edhe përmbushja e një premtimi.

“Gjyshja ime ishte fansja më e madhe e Mbretëreshës Elizabeth. Ajo e donte aq shumë. Ajo dinte aq shumë për të. Edhe pse ajo nuk fliste anglisht. Ditë para se të vdiste, ajo më bëri t’i premtoja se do të takohesha me Mbretëreshën në një moment,” – tha ajo.

Maricela premtoi se do e takonte monarken. Ditë më vonë, gjyshja e saj ndërroi jetë. Kështu, kur 34-vjeçarja dëgjoi se Mbretëresha kishte vdekur, ajo e dinte se çfarë duhej të bënte.

Tre ditë pas vdekjes së Elisabeth II, meksikania shkoi në Londër për të përmbushur premtimin e gjyses së ndjerë.

Londra ka pritur qindra mijëra vizitorë duke kulmuar me 19 shtatorin kur mbretëresha dërgohet për në banesën e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026