Biden në dilemë për rikandidimin: Vendos pas zgjedhjeve të mesmandatit
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se vendimin për kandidaturën eventuale të tij në zgjedhjet e vitit 2024 do ta marrë pas nëntorit, ose pas zgjedhjeve të mesmandatit.
Në një intervistë për programin “60 Minuta” të rrjetit CBS, Biden është shprehur se për momentin është ende herët të flitet për vendime të tilla.
“Vazhdoj të bëj detyrën time dhe pas ciklit të ardhshëm elektoral do të vendos”, ka thënë Biden.
Gjatë intervistës, presidenti ka folur edhe për sekuestrimin e dokumenteve në resortin e Donald Trump në Florida, duke nënvizuar se nuk ka kërkuar asnjë informim mbi çështjen.
Ndërsa sa i takon luftës në Ukrainë, ai ka thënë se ajo që bëri homologu rus Putin është “e turpshme”. Ai ka theksuar se, pavarësisht se Kievi po e mposht Rusinë, ende nuk e ka fituar luftën.
Biden është treguar i qartë edhe në lidhje me Tajvanin, kur është pyetur nëse trupat amerikane do të ndërhyjnë në rast se Kina do të përdorte forcën për t’u unifikuar me ishullin.
“Po, nëse do të kishte një sulm të paprecedent”, ka pohuar Biden.
Në vijim të intervistës, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë gjithashtu se, Shtetet e Bashkuara nuk po e inkurajojnë pavarësinë e Tajvanit. Kjo sipas tij, është diçka që e ka zgjedhur populli i ishullit.
“Nga njëra anë ekziston politika e një Kine të vetme dhe nga ana tjetër është Tajvani, populli i të cilit e gjykon vetë pavarësinë e tij. Ne as po lëvizim dhe as po i inkurajojmë ata që të jenë të pavarur. Kjo u takon atyre”, ka shtuar Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta