Gjermani, kriza e COVID fundos GDP-në. Ekspertët: Rikuperimi në 2022
Pandemia e Koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë edhe ekonomisë më të madhe të Evropës. Kështu, Prodhimi i Brendshëm i Gjermanisë ra me 10.1 për qind në tremujorin e dytë të 2020-s, sipas të dhënave të publikuara këtë të enjte.
Bëhet fjalë për një ditë që do të mbahet mend, pasi një recesion i tillë ndodh normalisht vetëm në kohë lufte.
“Niveli i GDP-së për tremujorin e dytë të vitit 2020 është më keq nga sa pritej, edhe pse nuk prisnim një situatë pozitive. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të lëmë këtë tremujor pas dhe të shohim përpara”, deklaron Robert Halver, ekonomist pranë Baader Bank.
Rënia është shumë më e thellë se rekordi i mëparshëm prej 5.7 për qind i regjistruar në tremujorin e parë të 2009-s, gjatë krizës financiare globale.
“Kriza e Koronës na ka goditur rëndë. Kemi deficite strukturore, mungesë inovacioni në nivel digjital, por sidomos rënie të eksporteve. Shkak për këtë është ngurrimi i konsumatorëve për të shpenzuar, si dhe ai i kompanive për të investuar. E gjitha kjo është e lidhur me Koronën. Pas bllokadës nuk mund të bëhemi menjëherë ekonomikisht aktivë”, nënvizon Halver.
Vendi është rihapur me ngadalë dhe ekonomia ka filluar të rigjallërohet, por ekonomistët thonë se ajo është shumë larg nivelit të parapandemisë dhe nuk do të rikuperohet të paktën deri në 2022-shin.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta