Bajrami në Turqi, besimtarët ndjekin lutjen në xhaminë e Shën Sofisë
Besimtarët myslimanë në Turqi e ndoqën lutjen e kurban Bajramit në ish-katedralen e Shën Sofisë, e kthyer tashmë në xhami.
Dita e sakrificës, siç njihet ndryshe, është ndër më të rëndësishmet në kalendarin mysliman. Ajo përfshin pelegrinazhin në qytetin e shenjtë të Mekës, një nga 5 shtyllat e Islamit dhe festohet nga çdo besimtar që mund ta përballojë.
Shën Sofia shërbeu si katedralja më e madhe në botë për 900 vjet derisa sulltani Mehmet Pushtuesi rimori nën kontroll Stambollin në vitin 1453.
Ajo shërbeu më pas si xhami për 500 vjet të tjera, derisa themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk e ktheu në muze në vitin 1934.
Monumenti antik u shndërrua në një objekt islamik kulti më herët gjatë korrikut, pas vendimit të një gjykate turke, që i hiqte statusin e muzeut.
Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga vendet perëndimore, kryesisht nga Greqia.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta