‘Vend qesharak që demonstron forcë’, Ergodan shpërthen ndaj Greqisë në OKB
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim dje në Asamblenë e Përgjithshme të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku kritikoi ashpër Greqinë, duke e quajtur atë një “vend qesharak që demonstron forcë” dhe duke e akuzuar për vrasjen e fëmijëve.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk duhet luajtur me Greqinë” dhe se do t’i përgjigjet Erdoganit në fjalimin e tij më 21 shtator.
Duke folur në Asamblenë Vjetore të OKB-së, Erdogan tregoi foto të foshnjave të vdekura dhe pretendoi se ishte rezultat i dhunës nga roja bregdetare greke, shkruan Euronews Serbia.
Ndër të tjera, Erdogan tha se turqit “nuk duan të shohin më shumë foshnja të vdekura si Aylani i vogël në brigjet e tyre”. Ai shkoi aq larg sa pretendoi se javën e kaluar një foshnjë nëntë muajshe dhe një fëmijë katër vjeç vdiqën pasi rojet bregdetare greke fundosën varkat e tyre. Pasi shfaqi fotot e fëmijëve të vdekur, ai i bëri thirrje OKB-së që t’i thotë “stop” krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Greqia.
Duke vazhduar sulmin verbal ndaj Greqisë, Erdogan e quajti atë një “vend qesharak” që “dëshiron të demonstrojë forcë”.
“Ne duam që problemi në Egje dhe në Mesdheun Lindor të zgjidhet në bazë të rregullave të fqinjësisë së mirë dhe të drejtës ndërkombëtare. Në Mesdheun Lindor, ruajtja e paqes varet nga respektimi i të drejtave të të gjitha palëve… Ne do të mbrojmë të drejtat në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor dhe nuk do t’i nënshtrohen politikës së përshkallëzimit që ndjekin vendet e tjera”, shtoi Erdogan.
Në fjalën e tij nuk munguan referenca për çështjen e Qipros. Siç tha Erdogan, “edhe për çështjen e Qipros, Turqia dëshiron një zgjidhje të përhershme dhe të drejtë”.
“Të gjithë duhet të pranojnë se ka dy shtete dhe dy popuj në Qipro dhe kjo duhet respektuar. Qipriotët turq kanë të njëjtat të drejta. Ne dëshirojmë t’i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar t’i japë fund sanksioneve dhe embargos dhe të ndalojë këtë tirani”, tha presidenti turk.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi