Zemërim ndaj regjimit iranian, vijojnë protestat për vajzën që u vra për shaminë
Edhe pse mediat sociale dhe interneti janë të kufizuara, imazhe të protestave në Iran vijojnë prej disa ditësh.
Të paktën 8 persona kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara për vdekjen e një 22-vjeçareje, e arrestuar më parë nga policia e moralit sepse nuk kishte veshur siç duhet shaminë. Kritikat janë të shumta edhe nga vëzhguesit e të drejtave të njeriut.
Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua për solidaritet me gratë iraniane. Shumë aktivistë përfituan nga fjalimi i presidentit iranian në Asamblenë e OKB-së për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj regjimit.
“Siç e dini, Mahsa Amini, ishte një zonjë që u vra për asgjë. Arsyeja që Khamenei e vendosi Ebrahim Raisi në pushtet është sepse ai donte të shtypte më shumë popullin iranian. Dhe siç e dini, kudo në Iran ka kryengritje”, theksoi Zamani një iraniane që jeton në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet