Protesta kundër masave në Gjermani, qytetarët: Corona alarm i rremë

1 Gusht 2020 | 14:13

Me mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Berlinit duke kundërshtuar masat kufizuese të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirus. Ato e kanë quajtur protestën: Fundi i Pandemisë dita e çlirimit.

Një turmë njerëzish që fishkëllenin dhe brohorisnin – marshuan nga Porta e Brandenburgut në një bulevard të gjerë që përshkon parkun Tiergarten të qytetit. Protestuesit shumë prej të cilëve nuk kishin as maska mbajtën pankarta ku shkruhej

Corona, alarm i rremë”, “Ne jemi  detyruar të mbajmë maskë” Mbrojtje natyrore në vend të vaksinimit

Disa prej tyre brohorisnin thërrisnin “Ne jemi këtu dhe thërrasim, sepse jemi grabitur nga liria jonë”.

Demonstratat kundër kufizimeve nga pandemia këtë vit kanë tërhequr me mijëra njerëz përfshirë disa teoricienë konspirative dhe populistë të krahut të djathtë.

“Ne jemi këtu  sepse besojmë se vetëm ata  shkencëtarë që ndjekin udhëzimet e qeverisë janë ata që dëgjohen. Ka mijëra e mijëra shkencëtarë, mjekë në të gjithë botën që nuk dëgjohen, ata heshtin. janë të censuruar ose diskredituar si mbrojtës të teorisë së komplotit, edhe pse ata kanë drejtuar universitete. Unë protestoj kundër kësaj”, u shpreh Peter Konz, protestues.

Menaxhimi i pandemisë në Gjermani është cilësuar relativisht i suksesshëm, me një shkallë vdekjeje më të ulët se  shtete e tjera evropiane

Vendi nisi të lehtësojë masat e bllokimit që nga fundi i prillit, por rregullat e distancimit mbeten në fuqi, si dhe një kërkesë për të mbajtur maska në transportin publik dhe ambientet e mbyllura.

Por sikundër në shumë shtete edhe në Gjermani në javët e fundit është raportuar për një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026