Lira turke zhvlerësohet në nivel rekord

22 Shtator 2022 | 14:45

Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët, duke këmbyer me 18.40 për një dollar amerikan.

Rënia e lirës turke vjen pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur normën e interesit për herë të dytë brenda muajit  pavarësisht inflacionit të lartë.

“Do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet derisa të arrihet synimi i qeverisë për inflacion 5 për qind”, njoftoi Banka në Ankara.

Inflacioni turk ka rrëshqitur në mbi 80 për qind në gusht, sipas statistikave zyrtare.

Vendimet e Bankës janë në linjë me teorinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që normat e ulëta të interesit, do të ndikojnë në ulje të inflacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026